Blind Taste| Java 1| Punata 4, receta Tagliatele

2016-04-22 9

Tagliatelle
Përbërësit: vaj ulliri, tagliatelle, kripë, hudhër, salçiçe, brokoli, zaferano, majdanoz, borzilok, pana, piper, grana padano.
Përgatitja:
Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë.
Shtojmë brenda një lugë kripë dhe pak vaj
Në ujin e vluar shtojmë tagliatellet dhe i ziejmë për 2 min.
I kullojmë, i shplajmë me ujë të ftohtë dhe i hedhim pak vaj ulliri për të mos ngjitur
Në një tigan me vaj skuqim 2 thelbinj hudhër dhe salçiçet e prera në copa
2 deri 3 minuta më pas heqim hudhrat dhe skuqim totalisht salçiçet
I shuajmë me pak verë.
Më pas shtojmë pak ujë, pana, brokolin e prerë në copa, dhe zaferanon.
Pasi masa të ketë marrë valë shtojmë kripë, piper, tagliatellet, majdanoz të prerë hollë, borzilok të prerë trashë.
E shërbejmë duke shtuar grana padano të grirë.